Aferdita Demaku - LAJMI I HIDHUR (Official video 2020)

  • 🎬 Video
  • ℹ️ Published 2 years ago
preview_player
UC-Ws8S2hzN3W2RQkibI9Vtw

LAJMI I HIDHUR

Kishim qenë të lumtur e se kisha ditë
Derisa lajmi i hidhur m'erdhi krejtë pa pritë
Ajo fjalë e randë në vesh më ka mbetë
Njeriu më i dashur paska ndërruar jetë

Ah lajmin e hidhur që mora për ty
M'u dukë edhe bota atë ditë mbrapsht u kthy
Nga dashnia e madhe, frikën t'a kam pas
Se do t'vjen kjo ditë e ty mos me t'pas
Oh sa randë qenka pa ty me jetu
Mos me mujt edhe njëherë me t'përqafu

Ref.
Tash e jetoj jetën se duhet me jetu
Kujtimet me ty s'po muj me i harru
Buka nuk ka shije, lulet nuk kanë erë
S'po m'qetësohet shpirti as dimër as verë

Në vendin e fundit ku kam nejt me ty
Më kthehet koka vet e t'kërkoj me sy
Se ty t'kam dasht fort, kam pas lidhë marak
Ah qysh s'na la Zoti m'u knaqë edhe pak
Veç një shpresë e fundit, mua po më mban
Të iku nga kjo botë e ty të vij pranë

Fotografisë tande për çdo ditë i flas
Herë me lotë në sy, herë me buzë në gaz
Por ti gjithmonë njejtë, as qehre nuk lunë,
Çysh s'ma kupton zemrën që aq shumë po vunë

Për çdo natë në andërr si t'i mbylli sytë
Më del ftyra jote, më vjen zani yt
Flas me ty e knaqem sikur me kanë gjallë
Po kur po m'del gjumi, zemrën po ma kallë
Ah po u digjka shpirti, e s'paska çka ban
Kush e ka provu, veç ai m'a beson

Ref.
Dy data për ty s'po muj me i harru
Njërën kur ti linde, tjetrën kur ke shku
Për ditëlindjen tande, forcën ku ta marr
Lulet e urimit t'i sjellë përmbi varr

Runi njerëzit e shpirtit sa i keni pranë vetës
Rrini bashkë e knaquni çdo minutë të jetës
Mos t'ju mashtroj jeta, mos t'ju mashtroj bota
Se pa njerëz te shpirtit tjerat janë të kota
Po knaquni me ato që Zoti ju ka dhan,
Se mund t'vij një ditë, ta provoni fatin tonë.

Tex:Milaim Islami
Muz&Ork:Miti Geci
Hair & Make Up:Studio Tafa
Video:Mproduction


Follow Aferdita Demaku on...

© & ℗ Aferdita Demaku & All Rights Reserved

💬 Comments
Author

kenga jote e Cmuar e me dhimbje qe te godet ne zemer😥 Rrespekt Aferdida zerit tend dhe kenges tende te Bukur❤🇦🇱🌺

Author — seiom jvony

Author

Dy kenge kaq te bukura babe e nane dhe lajm i hidhur 🙏🏻 faleminderit aferdit per kte kenge na emocionove 😔 te uroj shendet e jete te gjate familjes tende 🙏🏻

Author — Izii.izabella

Author

Dhimbje per ata qe nuk i kane prinderit ne jete e dhimbje per shume qe i kane e nuk i dojn e nuk i respektojn prinderit.Ta dojm e ta respektojm prindin e gjithe rrethin sepse jeta eshte e shkurt.Respekt per kengen po na preke shume keto keng.Te ruajt Zoti ty dhe mbare familjen.Pershendetje nga Shqipetari ne Dhe te huaj

Author — Dukagjinasi Strellc

Author

Sa më ke emocionuar o ylli i estrades shqiptare, ti je mbretëreshë e këngës shqipe, suksese ❤

Author — Emine Ademi

Author

Per babin tim, qe me mori nje pjese te madhe te zemres me vete. ❤️ Me mungon sa vetem 1 Zot e di.

Author — Sidorelaaa

Author

Kush e ka perjetu e gjen veten tek ki tekst, kur e hedh dheun mbi nje person i familjes ateher e kupton se kjo dinja eshte pa vler.Suksese znj Aferdit te pergezoj per kengen dhe tekstin.

Author — DL 85

Author

Te lumte te goja kenge me plote Dhimbje lot e lus zotin qe cdo shqiptare vetem shendetin dhe lumturi pacim cdo familje ku do ne bote 🙏🙏🙏🕋🕋

Author — Klajdi Tirane

Author

Me dhem shpirti per ty vllau im engjulli motres. Aferdita Demaku zoti te dhasht veq tmira .

Author — Selime Cakolli

Author

Allahu na bashkoft ne xhenet me njerzit e zemres 😭😭😭😭😭😭😭😭

Author — Justice League

Author

Oh une ket grua e kam taku me pushime, nji femer e rralle nje zonje tej mase fine, ze i pa degjuar kurr cdo kenge esht perle jemi me fat qe te degjojm Aferdite ❤️❤️❤️❤️🙏🙏

Author — 63 AMG

Author

😭😭 Me mungon Babi shum që 15 vite ''që dikyr me erdh Lajm i hidhur ne Gurbet ''' kengë qeta djeg shpirtin e zemres Te Lumt oj Aferdita qe kendon ket keng me zërin tënd te Embel Zoti të ruajt po gjitha te mirat ike ''''

Author — Bleon Salihu

Author

Ah Moj Aferdit sikur ma dite Zemren tem 💔 Bash tash 1 vit e humba Baben Qe ate lajm te hidhur Nuk do ta harroj sa te kam Jeten 😢😢😢 Oj Aferdit o ty bre t’kemi ilaq per qdo smundje o ty zoti ti Rujt te Gjith njerzit e zemres kah I ke 🙏❤️ kjo keng asht per mua nket vit 😢😢😢

Author — Melissa Karaqica

Author

Mungesa e Babit tim eshte e pa pershkruar 😭😭😭. Bravo Aferdita.

Author — FF DIONI

Author

Te kendoft zemra e shpirti gjithmone, mbreteresha e kenges se mirefillt shqipe!

Author — Shpend Hasanaj

Author

Komplimente Aferdita per kengen, vargje te goditura te dala nga shpirti i gjithe atyre qe kane humbur te afermit dhe te dashurit e tyre, te keto vargje te dhimbshme gjej veten ka 6 muaj qe kam humbur babin, dhe zemra ime perjeton ato qe ti i pershkruan ne cdo varg te kenges tende, Te uroj Suksese dhe vetem suksese,

Author — FATBARDHA HAKLAJ

Author

Ate mengjes te 14 shkurtit 2021 me erdhi lajmi i zi qe motra ime nderroj jete 🥲🥲🥲. Ishte lajmi me i tmerrshem, ku dhimbja mbizoteroj ne shpirtin tone . Sa here e degjoj kete kenge lotet s dine te pushojne e zemra me ndahet dysh💔🥲🥲🥲

Author — Albana Metaliaj

Author

13.05.2021, Sa me mungon o babi😢, kur e ndegjoj kete kenge e perjetoj dhimbjen njejte si po ate dite kur e mora lajmin ne tel nga spitali se babi im ka nderruar jete, u takofshim ne xhehnet in shaa Allah babi😭

Author — Valmira Bekteshi

Author

Aferdita, je e mrekullueshme. Cdo kenge eshte me e bukur se tjetra edhe pse secila ka vlerat e veta.
Fjale te cilat prekin cdo kend, e na kthejne mbrapa ne kujtime e ne lajme te hidhura. Sa bukur i ka stolisur tekstshkruesi keto vargje, e ti me embelsine e talentin tend e percjell kengen me se miri... Te kendofte zemra gjithmone. Urimet me te mira🥰

Author — Arjeta Shiqerukaj

Author

Respekte per ty Aferdite
Kenge qe degjoje thuja per gjdo dite !
Qe me prek ne ZEMERE
😭😭😭

Author — Brita Brita

Author

Allahu ne xhenet u bashkoheshmi me njerzit tane 😭🤲

Author — Fexhrije Ajeti